E bujshme/ Asist i madh për Brojën, Lukaku njofton largimin nga Chelsea: Dua të kthehem te Interi

Një deklaratë e bujshme ka ardhur nga ana e Lukakut për Sky Sport. Te Chelsea u transferua në merkaton e verës, por do të largohet pa kaluar shumë kohë. Sulmuesi belg ka treguar dëshirën e madhe për t’u bashkuar me Interin.

“Fizikisht jam mirë. Por nuk jam i kënaqur me situatën në Chelsea. Tuchel ka zgjedhur të luajë me një sistem tjetër. Nuk do të dorëzohem, do të jem profesionist. Nuk jam i lumtur me situatën, por unë jam profesionist dhe nuk mund të dorëzohem tani.

Gjithmonë kam thënë se kam Interin në zemrën time. E di se do të kthehem te Interi, shpresoj shum? që të ndodhi. Do të flas me njerëzit e duhur dhe shpresoj se ka për të ndodhur bashkimi”, tha Lukaku duke i dhënë asist të madh Brojës për kthim te Chelsea. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *