Maqedonia e Veriut dhe Kososva do të masin forcat me njëra-tjetrën në 26 mars, në një përballje ku luhet për një biletë që Europianin e këtij viti. Por dueli është ndezur që tani, teksa Enis Bardhi, lojtari shqiptar që ka zgjedhur të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut, do të shprehej më parë se të gjithë e dinë se kush është më i miri në këtë sfidë. Fjalë këto që tregonin sigurinë e palëkundur të futbollistit shqiptar se pas asaj në Shkup, nuk do të kishte tjetër ndeshje për dardanët.
Por Bardhit i ndodh ajo që më pak e dëshironte, pasi është dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit që Levante zhvilloi në La Liga. Një lëndim ky që erdhi vetëm rreth dy javë përpara ballafaqimit me Kosovën, ndaj të cilëve prezenca e tij tashmë është në pikëpyetje. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit, por shanset janë që Bardhi të mos zbresë në fushë më 26 mars, duke qenë kështu një mungesë e madhe për Maqedoninë e Veriut./Sport Ekspres/