Shqipëria U-16 kërkon sot fitoren e dytë ndaj Gjeorgjisë për turneun e UEFA-s. Ditën e sotme Shqipëria U-16 e femrave do të zhvillojë ndeshjen e dytë, ndaj Gjeorgjisë, e vlefshme për turneun “UEFA Development Tournament” që po zhvillohet në vendin tonë, në “Air Albania Stadium” dhe “Elbasan Arena”.
Femrat e reja të drejtuara nga Agustin Kola vijnë pas një fitore spektakolare 3-1 ndaj Lituanisë në ndeshjen e datës 11 shkurt. Federata e Futbollit përmes kanaleve të saj të komunikimit ka njoftuar për ndeshjen që zhvillohet sot, në orën 14:00 dhe hyrja është falas. Ndeshja e tretë dhe e fundit do të luhet po në të njëjtin stadium ndaj Malit të Zi, datë 16 shkurt ora 14:00. /Sport Ekspres/