Brezi i ri i shqiptarëve premton shumë dhe të gjithë mund të nisin të ëndërrojnë për suksese të tjera si ai i Euro 2016. Mbojtja e Kombëtares kuqezi duket e sigurt për të ardhmen dhe këtë e konfirmon edhe vetë trajneri i Shqipërisë Edi Reja. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, trajneri Italian ka folur për talentet shqiptare, madje duke zbuluar edhe klubet e interesuara për ta.
Prej disa kohësh Ismajli përflitet për një kalim në Serie A, ku Verona shihej si një prej skuadrave që kërkonte shërbimet e tij. Por Reja nxjerr në skenë edhe dy klube të tjerë, Lecce dhe Benevento. Nëse të parët po luftojnë për të qendruar në Serie A, për Beneventon e Inzagit situata është ndryshe. Me më shumë se 20 pikë diferencë në krye të Serie B, sezoni i ardhshëm është thuajse i sigurt që do i gjejë në elitën italiane.
“Kumbulla është i përshtatshëm për mbrojtjen e tre personave. Jo vetëm që mund të mbrojë, por ai del dhe luan topin. E ardhmen e Shqipërisë mund të jetë e sigurt, unë kam Gjimshitin nga Atalanta, po shikoj dy ose tre lojtarë të tjerë të mundshëm. Është edhe Ismajli nga Hajduk Split, Benevento dhe Lecce po e kërkojnë. Me Kumbullën prapa ne jemi në vendin e duhur, kemi edhe Strakoshën në portë, të gjithë janë të rinj. Të tre qendrat janë aty, unë duhet të plotësoj pjesën tjetër të organikës”, ka thënë Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/