E akuzojnë se ka përplasur 64-vjeçaren me makinë, reagon Ilda Bejleri: Nuk i kuptoj këta gazetarët

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme, teksa te kryqëzimi i Urës së Lanës është aksidentuar një 64-vjeçare, Enriketa Gjuzi. Kjo e fundit ka shkuar menjëherë te “QSU” dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë “Dritare.net” shkruan se bëhet fjalë për makinën që e ka në zotërim moderatorja Ilda Bejleri dhe ku pas përplasje u largua me shpejtësi. Atje jepen të dhënat e targës “AA998NY”, X5 me ngjyrën e zezë, por në njoftimin e policisë që tregon mbi këtë ngjarje, mungojnë këto detaje shtesë.

Menjëherë ka ardhur edhe vetë reagimi i gazetares në fjalë, që nuk e pranon një gjë të tillë. Ajo shkruan se nuk i kupton kolegët e saj duke shpifur në mënyrë të tillë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *