“Dybala po e kërkonte atë goditje dënimi”, Pioli e di se ku gaboi Milani ndaj Romës: Vranckx u tregua shumë agresiv

Milani barazoi me shifrat 2-2 ndaj Romës, por ky rezultat u përjetua si një humbje për kuqezinjtë. Ekipi i Piolit ishte në kryesim në shifrat 2-0 deri në minutën e 86. Fillimisht Ibanez ngushtoi shifrat pas goditjes së këndit. Më pas, Dybala fitoi me mjeshtëri një faull nga ndërhyrja e Vranckx. Për Piolin, ishte pikërisht ky detaji që vendosi ndeshjen. Nga krosimi i goditjes së dënimit do të mbërrinte barazimi i Abraham.

“Dybala kërkoi të fitonte faull dhe Vranckx u tregua shumë agresiv. U përpoqëm deri në fund, duhej të mbroheshim më mirë në ato situata. Më vjen keq se e përgatitëm shumë mirë ndeshjen. Ne shohim vetëm ndeshjet tona dhe e dimë se për të luftuar për Skudeton duhet të fitojmë shumë ndeshje. Ia vështirësuam jetën vetes”, tha Pioli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *