Manuel Nojer do të shkojë në Kupën e Botës dhe do të jetë ai titullari i Gjermanisë. Kampioni i Botës nuk luan ndeshje zyrtare prej shtatorit të vitit të shkuar, por ka javë që po punon me ritëm të lartë për të qenë gati për në Rusi.
Edhe pse nuk luan për Gjermaninë prej vitit 2016, Nojer mbetet numri 1 dhe trajneri Joakim Lëv do ta presë deri ditën e fundit të shpalljes së listës finale prej 23 futbollistësh.
Një ndeshje stërvitore e Gjermanisë fjalë sinjale të shkëlqyera, sepse Nojer luajti 30 minuta pa shfaqur asnjë problem.
Të shtunën Gjermania do të luajë një miqësore kundër Austrisë dhe 23-vjeçari do të jetë titullar. Nëse nuk do të ndjekë asnjë shqetësim, menjëherë pas ndeshjes Joakim Lëv do të shpallë listën me Nojer të planifikuar titullar dhe me Ter Stegen në stol, gjë që është pranuar edhe nga menaxheri i kombëtares, Oliver Birhof.