Tirana do të duhet të bëjë pa dy nga lojtarët e saj afrikanë deri javën e ardhme, sepse Mohamed Musa dhe Jusuf Sentamu.
Mbrojtësi nga Kenia është grumbulluar në momentet e fundit në kombëtare, sepse është dëmtuar mbrojtësi Mandela. Kenia do të luajë dy miqësore kundër Kotorri dhe Republikës së Afrikës Qendrore, në Marok.
Ndërkaq, Sentamu është kthyer tek Uganda, që do të luajë dy miqësore kundër Sao Tome&Principe dhe Malauit.
Uganda ka vendosur të shihe lojtarë që nuk kanë luajtur kohët e fundit me ekipin A dhe po i jep një shans edhe Sentamut, i cili ka qenë jashtë kombëtares për probleme disiplinore.