Dy ndeshje që e shohin me fanellë titullari, Shqipëria buzëqesh me Armando Brojën te Chelsea

Armando Broja është kthyer nga dëmtimi dhe Shqipëria mund të buzëqesh. Sulmuesi shqiptar luajti për disa minuta kundër Aston Villa.

Në ditën e nesërme, Chelsea luan në EFL Cup kundër Brighton, atje ku pritet që Broja të luajë për më shumë minuta, ndoshta edhe titullar.

Vetëm pak ditë më vonë, londinezët do të përballen kundër Fulham në Premier League. Atje Broja pritet ta nis si titullar pasi Jackson mungon nga ndëshkimet me karton të verdhë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *