Bylisi i Bellait është përralla e bukur e Superiores në këto katër javë të para. Kjo skuadër ka arritur të grumbullojë 7 pikë, teksa në ditën e sotme mundi Laçin në transfertë me shifrat 0-1. Por përse Bylisi është një rast kaq i veçantë? Mosha mesatare e kësaj skuadre është 22-vjeç dhe kjo është vërtet për t’u vlerësuar.
Për më tepër, shumë prej këtyre lojtarëve janë pjesë e ekipit U-21. Ata luajnë në mesjavë dhe më pas paraqiten sërish në ekipin e parë, për të lënë mbresa edhe në elitën e futbollit tonë. Kjo është ndoshta prova më e madhe se përse duhet besuar tek të rinjtë. /Sport Ekspres/