Vera mund ta gjejë Arijon Ibrahimoviçin në një tjetër skuadër. Dy klube të Serisë A janë të interesuara për shërbimet e tij. Bëhet fjalë për Fiorentinën dhe për Kaljarin. Të dyja skuadrat e pëlqejnë profilin e Ibrahimoviçit, i cili e njeh mjaft mirë futbollin italian
Më herët Ibrahimoviçi ka qenë pjesë e Lacios dhe e Frosinones. Ndërkohë tashmë mesfushori shqiptar luan për Hajdenhajmin në Bundesligë. Sakaq, mësohet se gjithashtu edhe Vijareali dhe Brajtoni kanë shfaqur interesim për Ibrahimoviçin./Sport Ekspres/