“Dy herët e fundit nuk isha, por do vij herën tjetër”/ Legjenda e Partizanit: 5 herë në derbi, e kemi mundur Tiranën

Legjenda e Partizanit, Edmond Dosti, ka publikuar një foto të fundit me mikun e tij Alban Xhemën. Në përshkrim ka edhe një fakt interesant të shpërndarë nga figura e njohur e të kuqëve dhe e futbollit shqiptar.

Në ato raste kur ka qenë prezent në stadium, Partizani e ka fituar derbin ndaj Tiranës, ndërsa në dy rastet e fundit që nuk ka qenë i pranishëm, të kuqtë kanë humbur. Sigurisht edhe vetë Dosti e shpjegon se nuk ndikon kjo gjë, por për të gjithë supersticiozët, do të jetë në stadium për derbin e ardhshëm. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *