Trajneri i Islandës, Vidarson, ka folur pas ndeshjes me Shqipërinë që përfundoi në shifrat 1-1. Por fjalët e tij janë një alarm shqetësimi për Rejën. Pavarësisht faktit se pjesa e parë foli për kuqezinjtë, edhe në këtë moment kishte probleme në mbrojtjen tonë duke i dhuruar mundësi të mira kundërshtarit.
“Në pjesën e parë ne ishim shumë pasivë, ishim shumë larg në fushë me linjën tonë mbrojtëse. Anësorët tanë nuk arritën të ushtronin presion mbi mesfushorët e tyre të majtë dhe të djathtë. Kur kjo nuk funksionon, lojtarët ndihen sikur duhet të vrapojnë dhjetë kilometra në 45 minuta.
Pavarësisht se nuk ishim të kënaqur me pjesën e parë, aty patëm dy-tri raste të mira dhe u futëm në pozicione shumë të mira për të shënuar. Pastaj morëm një gol “të shkujdesur” nga fillimi në fund. Ishim shumë prapa të vendosur, shqiptarët bënë shumë pasime mes tyre pa pasur fare presion. Më pas erdhi një goditje në portë dhe goli.
Fakti është se Shqipëria në gjithë lojën dy herë gjuajti në portën tonë dhe të dyja herët ishin në rastin e këtij goli. Ata u zmbrapsën kur ne u përpoqëm t’i sulmonim shpejt në pjesën e dytë. Kjo pasi këta lojtarë janë pjesë e Serisë A dhe dinë të mbrohen mirë”, tha Vidarson. /Sport Ekspres/