Emri i Sebino Plakut po përflitet për një transferim të mundshëm në këtë merkato dimërore. Aktualisht pjesë e klubit të Llapit, sulmuesi shqiptar mund të ndryshojë ambient këtë muaj. Sipas asaj çfarë raporton gazeta “Sheshi”, tre klube janë të interesuara për të marrë shërbimet e Plakut.
Një rikthim i tij në Superiore mund të vijë, teksa kampionët në fuqi të Partizanit dhe Teuta kërkojnë ta sjellin futbollistin në organikën e tyre. Ndërkohë edhe Mezani e dëshiron Plakun në ekip, duke vënë kështu në garë për shërbimet e tij edhe Gjilanin. Duke parë interesimin e lartë për sulmuesin, Llapi do të jetë në pritje të ofertës më të mirë, në mënyrë që të përfitojë sa më shumë nga kjo situatë./Sport Ekspres/