Në ditën e martë do të hidhet shorti për grupin e Ligës së Kombeve për vitin 2021. Goglat do të përzgjidhen në Amsterdam, rreth orës 18:00 me atë shqiptare. Shqipëria gjendet në grupin C sa i përket Ligës së Kombeve, së bashku me Greqinë, Malin e Zi dhe Gjeorgjinë.
Pra këta janë kundërshtarët me të cilët Shqipëria nuk mund të ndeshet dhe nuk mund t’i ketë përballë në grup. Por kuqezinjtë mund të luajnë me Kosovën ose Maqedoninë, që kanë gjasa të mëdha për të “peshkuar” një nga këto dy kundërshtarët. Ndërkohë rivalët e tjerë të mundshëm janë më të lehtë në letër, por pa harruar të veçojmë edhe Slloveninë që ndodhet në vazon e tretë të grupit C.
Shqipëria
Nuk ndeshet dot me: “Greqi, Mali i Zi dhe Gjeorgji”.
Rivalët e mundshëm, nga grupi i dytë: “Kosova, Maqedonia, Bjellorusia, Qipro”.
Nga grupi i tretë: Estonia, Slovenia, Lithuania, Luxembourg
Nga grupi i katërt: Armenia, Azerbaijan, Kazakhstan, Moldova