Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka marrë frymë lirisht pas fitores në Lushnjën, edhe pse fitorja u sigurua vetëm në fundin e takimit, me një Lushnje që u soll mjaft mirë në fushë.
“Ishte një ndeshje që e parashikonim të vështirë, sepse ka qenë një periudhë shumë e ngarkuar. Gjetëm golin e parë, duhej të shënonim më herët golin e qetësisë, por rëndësi ka që morëm pikët. Përgëzoj Lushnjën për ndeshjen dinjitoze dhe lojën me karakter. Nuk është ironi, sinqerisht, e di që Lushnja sapo ka ndërruar trajner dhe është normale që ai të kërkojë të motivojë skuadrën në maksimum. Ne duhej të fitonim dhe ia dolëm, por nuk është një ndeshje ku mund të flasim për dalje nga kriza. Për ne ndeshja më e rëndësishme është të mërkurën ndaj Skënderbeut.
“Më vjen mirë që shënoi Nedeljkoviç, i cili më në fund shënoi. Ka pasur mundësi edhe në ndeshje të tjera, por ka qenë shumë i ngarkuar psikologjikisht dhe i duhej ky gol. Edhe te goli i dytë ishte vendimtar me pasimin e tij.
Pakt me Skënderbeun për kupën? Po të jetë kështu, ma thoni që sot të qetësohem e të iki në shtëpi”.