Duro: Mbyllje e bukur, jemi sulmuar pa fund. Nuk krahasohet situata aktuale me para 6 vitesh

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, merr frymë lirisht dhe harron humbjen e hidhur kundër Laçit, që gjithsesi e ka ende peng, edhe pse është rikthyer i dyti.

“Fitore shumë e bukur dhe e rëndësishme,ndaj një kundërshtari të fortë. Kjo fitore na shërben shumë mirë për moralin dhe klasifikimin, sepse humbja me Laçin na mërziti shumë për atë qe ndodhi me E kam thënë dhe e përsëris që kjo që po i ndodh Flamurtarit këtë sezon nuk më ka bërë kurrë vaki, edhe mediat e opinioni janë dakord që jemi ndëshkuar pa fund nga arbitrat.

A krahasohet me vitin e mbrapshtë 2011, kur Flamurtari humbi titullin mes akuzave ndaj Skënderbeut që drejtohej nga Duro? “Nuk e fitoi Skënderbeu kampionatin atëherë, por e humbi Flamurtari”.

Merkato: “Kemi marrë 2 lojtarë cilësor në merkato. Skuadra ime është shumë e fortë. Në qoftë se do shikoj ndonjë lojtar cilësor në janar, mund ta afroj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *