Duro i kthen reston Lerdës: Vijnë nga jashtë dhe paguhen 3-fish më shumë, janë më poshtë se ne

Gjithmonë ka pasur diskutime mbi cilësinë e trajnerëve të huaj që vijnë në Shqipëri për të drejtuar ekipet tona. Këtë herë është Shpëtim Duro që flet për këtë çështje, duke u shprehur se trajnerët shqiptarë paguhen tre herë më pak. Këmbanat ishin edhe për Franko Lerdën, me këtë të fundit që e kishte “injoruar” disa herë në konferencën për shtyp duke u shprehur se nuk e njihte. Gjithashtu edhe në ndeshjen direkte mes ekipeve, nxitoi që t’i tregonte Duros rregullat e futbolllit. Trajneri i Kukësit është ndalur pak edhe për ecurinë e skuadrës në “ABC Neës”:

“Ana profesionale e shumë trajnerëve në Shqipëri, është shumë më e lartë se atyre që na vijnë nga jashtë në vendin tonë. Nëse hedhim një vështrim mbi kampionatet e fituara në vendin tonë, janë më tepër suksese në titujt e fituar apo Kupa e Europës. Të huajt paguhen trefish më shumë se ne, megjithëse në anën profesionale janë më të ulët se ne. Kukësi është në vendin e parë në mënyrë provizore dhe me rëndësi është të jesh i pari në përfundim të kampionatit. Të jesh në vendin e parë dhe të luash jashtë fushës tënde është sakrificë e madhe”, ka thënë Duro. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online