Reali i Madridit mori një fitore bindëse mbrëmjen e djeshme në “Santiago Bernabeu”, ku mposhti Barcelonën me shifrat 2-0 në “El Clasico”. Një dominim i galaktikëve, ndërsa katalanasit nuk u dalluan shumë në fushë. Kurt ë gjithë prisnin që Mesi të tërhiqte ekipin pas vetes, një gjë e tillë nuk ndodhi. Paraqitja e tij nuk ka bindur dhe për këtë arsye nuk anë munguar as kritikat.
Ish-poriteri argjentinas, Hugo Gatti, ka shpërthyer ndaj yllit të Barcelonës. I njohur ndryshe edhe si “Loco Gatti” për shkak të karakterit të tij paksa të çmendur, ish-futbollisti ka qenë shumë i zhgënjyer për performancën e Mesit në fushë, duke e quajtur këtë të fundit si njhë veteran që është shkëputur nga futbolli.
“Barcelona ishte një mbeturinë në fushë, ndërsa Madridi jo. Kam luajtur futboll për shumë vite. Mesi është lojtari më i mirë në botë, por kur i duhet të shfaqet nuk e bën. Nuk shfaqet në ndeshjet e mëdha. Më dhemb ta them këtë, sepse është argjentinas dhe e dua. Por nuk mund ta mbroj. Kur Mesi duket si një veteran më duhet ta them.
Duket si një ish-lojtar kohët e fundit, ky është realiteti. Sot ishte si një ish-futbollist. Ai është i mposhtur mendërisht. Fytyra e tij është e trishtuar në vetvete, por tani është edhe më e trishtë, Mesi nuk shpërndan asgjë. Ai nuk është aty, duhet t’i jepni një injektim për ta zgjuar”, ka thënë Gatti./Sport Ekspres/