Duket e çuditshme! Rastet e futbollistëve të infektuar deri tani, janë shpresë për të mposhtur Koronavirusin

Prej disa kohësh gjithë bota mbetet pezull dhe e izoluar nga Koronavirusi, me një situatë tërësisht të pazakontë. Shumë vende gjenden plotësisht në Karantinë, ndërsa njerëzit nuk lejohen që të dalin dhe të bëjnë jetën e tyre normale.

Por ndërkohë parashikimet për këtë virus kanë qenë edhe më të frikshme. Sipas asaj që do të shprehej vetë kancelarja Merkel, rreth 60-70% e gjermanëve do të preken nga Koronavirusi. Por ndërkohë 80% e këtyre të prekurve as që do ta kuptojnë se e kanë këtë virus, pasi nuk do të kenë asnjë simptomë të tij të rënduar.

Të gjithë tifozët e futbollit, përveç shqetësimit kryesor për familjarët dhe të dashurit e tyre, një sy e kanë edhe nga ekipet dhe lojtarët që mbështesin. Të gjithë kanë mbetur të shokuar kur rastet po kalonin dhe në futbollin profesionist, si në rastin e Ruganit.

Megjithatë këto raste të konstatuara janë vërtet shumë të pakëta në krahasim me atë që pritej në tërësi. Ajo që nuk duhet harruar është se të gjitha këto skuadra kanë mjekët e tyre përkatës në klub dhe infektimi i marrë prej tyre duket se futet pikërisht në 70% që do të shprehej edhe Merkel për në Gjermani, por që është si pritshmëri në gjithë Europën.

Pra shumë do ta marrin, por pak do ta kuptojnë. E në rastin e lojtarëve kjo kuptohet vetëm për kontrollin e rreptë mjekësor, pavarësisht se nuk kanë simptoma të rënduara. Të paktën deri tani nga rastet e përmendura nga lojtarët e infektuar me Koronavirus, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Madje Michaela Persico, femra e cila po ndan jetën e saj me Daniele Ruganin, shprehet se është habitur tërësisht kur ka rezultuar pozitiv me Koronavirus pasi nuk ka dhimbje dhe temperatura nuk i ka kaluar më tepër se 37.5 gradë.

E nëse raste të tilla nuk do të vazhdojnë të shtohen, është një shpresë dhe tregues për të mposhtur Koronavirusin, se nuk do të “pushtojë” Europën ashtu si mendohen, pasi njerëzit pa shqetësime(që mund ta kenë marrë virusin) nuk bëjnë dot kontrolle. Këtu flitet për shumë skuadra dhe nga të gjitha nivelet në Europë që bëjnë kontrolle mjekësore dhe duke mos pasur asnjë shqetësim. Përpara këtij virusi janë të gjithë të barabartë si “viktima” dhe bota e futbollit me kaq pak raste të dala deri tani, tregon edhe një dritë që do të shohim shpejt në fundin e tunelit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *