“Dukej mjaft i fortë, do jetë si transferim i ri për Chelsea-n”, ish-lojtari anglez përgëzon Brojën: Do të luajë kundër Fulham-it

Armando Broja ka nisur të marrë minuta pas rekuperimit nga dëmtimi i vështirë që pësoi. Sulmuesi shqiptar luajti për rreth 11 minuta mbrëmjen e djeshme, kur dukej mjaft i freskt fizikisht. Ish-futbollisti, Paul Merson, është shprehur për “Sky Sports” se Broja do të jetë si një transferim i ri për Chelsea-n. Madje shton se nga paraqitja që bëri ndah Brighton-it, mund të jetë titullar me Fulham-in në ndeshjen e radhës.

“Broja hyri dhe ishte shumë mirë. Nëse ai mund të futet në fushë dhe të jetë në formë, atëherë do të jetë si një transferim i ri për ta. Nga mënyra se si Broja luajti, mendoj se ai do të luajë kundër Fulham-it. Dukej mjaft i fortë, shumë i shpejtë. Ai ishte shumë mirë përpara se të dëmtohej. Do të bëjë sukses”, ka thënë Paul Mersoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *