Duka flet hapur: U zhgënjeva! Panuçin se kam pasur kurrë mik, një finale e madhe e Europës në Air Albania

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka bërë një intervistë për “Ora Sport”, atje ku ka folur hapur sa i përket një viti futbollistik që u la pas. Për ta nisur me Panuçin, që pavarësisht rezultateve të dobëta dhe pagesës që ka marrë në mënyrë korrekte nga Shqipëria, po kërkon nëpërmjet avokatëve edhe bonuset. Por gjithashtu paralajmërohet se një finale e rëndësishme e Europës do të vijë në “Air Albania”.

Panuçi “Me Panuccin ose pa Panuccin rezultatet mund të ishin të njëjta. Pretendimet për bonus nga Panucci? Zhgënjyese në fakt. Nuk më ka ndodhur ndonjëherë që pasi është ndërprerë një kontratë, ne kemi qënë korrekt me të. Zhgënjyese pasi po kërkon bonus pas largimit të tij, ku rezultatet e suksesshme janë marrë pas largimit të tij. Federata e ka shlyer deri në ditën e fundit të kontratës pa asnjë lloj hezitimi, konflikti apo tendence. Tani ka ardhur në Federatë një kërkesë nga avokatët e tij e cila kërkon edhe bonuse që nga ne konsiderohet e padrejtë dhe e paarsyeshme.

Por për mua është më shumë zhgënjyese për personalitetin që kam menduar më parë se sa më rëndojnë numrat apo shifrat. Për të qënë i sinqertë nuk është se kemi pasur një raport miqësor para ose pas qënies si trajner. Kemi pasur raporte pune dhe për sa kohë ndihesh mirë mund edhe të falënderosh.

Reja “Është shumë e rëndësishme në futboll kur gjen balancat pozitive në ekip dhe kur arrinë motivimin e skuadrës. Trajneri në një ekip kombëtar ka shumë për të bërë. Por kryesisht krijimi i një atmosfere pozitive, krijimi i frymës së grupit dhe mënyra e vendosjes apo e leximit të lojës, vendosjes së ekipit në fushë, e ndryshimit taktikisht brenda 90 minutave janë armët kryesore që ai e ndihmon ekipin. Dhe unë mendoj se këto Edi Reja i ka dhe mosha e eksperienca e tij e ndihmojnë për t’i pasur. E para nuk mendova se pas një bashkëpunimi me balanca pozitive pas 7-8 muajsh do të dilnim të kërkonim një trajner tjetër dhe duke u bindur se nuk mund të kesh një më të mirë nuk ke pse të kërkosh për të ri”.

Finale e madhe e Europës në Air Albania “Kemi bërë aplikime të shumta dhe besoj se në 2-3 vitet e ardhshme do të arrijmë që të presim një finale të madhe të kompeticioneve europiane. Stadiumi është i parametrave të pranueshme dhe të mirëpres finale të ndeshjeve të niveleve si Europa League, Superkupë ose të ndonjë ndeshje të nivelit të tillë. Shqipëria besoj se i plotëson, pasi duhet edhe aeroporti, transporti publik, hoteleria, siguria e vendit, me ndonjë çalim të vogël dhe do t’ia arrijmë.

Bilancet e vitit “Duhet pak kohë që të bësh bilance analitike. Parë me ato që kanë ndodhur gjatë vitit, në termat makro është një nga vitet më të suksesshme të futbollit shqiptar, që është ngulmuar me inagurimin e impiantit më të madh sportiv, apo vepra më e madhe e investuar në Shqipëri në 30 vitet e fundit. Parë këtë apo shumë gjëra të tjera janë pozitive. Pastaj që të bësh analiza dhe t’i hysh në detaje ka dhe gjëra negative që duhet t’i korigjosh apo t’i kesh objekte”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online