Klaus Gjasula ka reaguar në rrjetet sociale sa i përket humbjes së thellë në Wembley. Shqipëria u mund në shifrat 5-0 nga Anglia, teksa kundërshtarët mbyllën gjithçka që në pjesën e parë. Mesfushori i pagabueshëm ishte në mbrëmjen e tij “JO” dhe për herë të parë nuk arriti që të ndihmonte Kombëtaren.
“Ishte një ndeshje që në fillim donim ta shijonim, por tani duam vetëm që ta harrojmë. Futbolli i ka këto, duhet ta mbajmë kokën lart”, shkruan Gjasula, duke kërkuar që të mbaj të karikuar shokët e skuadrës para Andorrës. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram