Te Skënderbeu asnjëherë nuk mungojnë batutat dhe atmosfera është gjithmonë pozitive. Lojtarët shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. E veçanta e stërvitjes së parë të këtij viti për Skënderbeun në qytetin e Korçës ishte se Gledi Mici kishte marrë me vete edhe qenin e tij. Mbrojtësi i krahut të majtë e ka fiksim qenin dhe shpesh publikon foto bashkë me të. Këtë herë ka zgjedhur për herë të parë ta marrë me vete.
Të premten luhet një ndeshje e rëndësishme dhe Mici mendon se qeni i tij do t’i sjellë më shumë fat. Duke qenë se stërvitja e djeshme ishte më shumë shkrythëse, Mici ka shfrytëzuar këtë moment dhe e ka marrë me vete qenin. Gavazaj e ka mbajtur për disa momente, kurse më pas edhe lojtarë të tjerë.
Në momentin që Gledi Mici zbriti në stërvitje, qeni ka qenë nën shoqërinë e punëtorëve të fushës. Skënderbeu e ka nisur kështu stërvitjen në Korçë me një mik special. Mbetet për t’u parë sa fat do t’i sjellë qeni i Micit Skënderbeut.