“Duhej ta kishte pasuar“, Tahiri i “tërheq veshin” Brojës: Sot shënoi dhe po krenohemi, por po të gabonte…

Goli i Armando Brojës i solli fitoren mbrëmjen e sotme Shqipërisë, duke e bërë më të veçantë festën e tij të parë me fanellën kuqezi. Megjithatë vendimi i talentit shqiptar për të goditur vetë dhe të mos shërbente për Uzunin nuk është parë me sy të mirë nga Ermal Tahiri. I ftuar në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV”, ish-futbollisti thekson se lojtarët nuk duhen ushqyer me individualizëm, pasi në rast se Broja do të gabonte atëherë situata do të ishte krejtësisht e kundër nga tani dhe nga më i vlerësuari do të kthehej në më të kritikuarin.

“Ai bëri gol dhe Bravo i qoftë. Sot shënoi dhe po e mburrim, por po të kishte gabuar… E drejta është që duhet ta pasonte topin për Uzunin. Nuk duhet ta ushqejmë me këtë individualizëm. Ishte shumë në krahë dhe shkoi topi ashtu si shkoi për shkak të gjuajtjes perfekte që i bëri. Megjithatë futbolli prandaj është i bukur se nuk është individualist por kolektiv. Kur shoku i vetë është më mirë duhet tja japësh që të fitojë skuadra. Ne krenohemi sot, shyqyr që fitoi Shqipëria me atë gol kryevepër për ne, por gabimi është gabim dhe duhet ta themi të gjithë”, ka thënë Ermal Tahiri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *