Dueli i mbijetesës mbyllet me polemika, një penallti e Flamurtarit i heq fitoren nga duart Tiranës

Flamurtari-Tirana ka çelur javën e 30 të “Abissnet Superiore”-s. Dueli i mbijetesës ka përfunduar pa fitues, teksa ndeshja mbaroi me rezultatin 1-1. Bardheblutë gjetën të parët rrugën e rrjetës. Tabekusë i mjaftuan vetëm 3 minuta për të kaluar në epërsi Tiranën.

Avantazhi i kryeqytetasve vazhdoi deri në minutat e fundit të lojës. Kur kronometri po shënonte minutën e parë shtesë, Maksuti u rrëzua në zonë dhe fitoi një 11 metërsh që krijoi mjaft polemika. Ishte po Maksuti ai që mori përsipër gjuajtjen e penalltisë, të cilën e shndërroi me sukses në gol dhe i hoqi kështu nga duart fitoren Tiranës./Sport Ekspres/