Është dinastia Dub Nation, thonë në Amerikë në këtë moment dhe kanë plotësisht të drejtë, sepse ajo që po bën Golden Stejt është fenomenale.
Mbrëmë erdhi titulli i dytë rresht në NBA, me një fitore të lehtë 108-85 në Kleveland, kundër Mbretit LeBron Xhejms.
Kundër basketbollistit më të mirë në NBA, Golden Stejt përdori armët e veta më të mira, duke luajtur lojën e vet të zakonshme që trullos kundërshtarët, ndërsa Stefën Këri me 37 pikë e Kevin Durant me 20 ishin sërish yjet e ekipit, që në fakt ka si armë të madhe edhe trajnerin Stiv Kerr, kampion edhe ai për të tretën herë në 4 vitet e fundit.
From the #NBAGLeague at one point to #NBAChamps for these 6! #ThisIsWhyWePlay #GLeagueAlum pic.twitter.com/eFUDddhOlM
— NBA G League (@nbagleague) June 9, 2018
Është titulli i tretë në 4 vitet e fundit, ndërsa 3 tituj i kishte fituar skuadra kaliforniane në histori deri në vitin 2015. Këtë radhë suksesi ishte i rrallë: 4-0 në finale, duke vuajtur vetëm në ndeshjen e parë, që do të mbetet në histori për gafën e JR Smith, i cili pati shansin t’i jepte fitoren Klevelandit në sekondat e fundit të kohës së rregullt.
Ndeshja e djeshme ndoshta ishte e fundit për LeBron Xhejms me Kavaliers, sepse ylli i basketbollit amerikan duket se ka ndërmend të ndryshojë ekip sërish, për të fituar trofe, duke qenë se mbante i vetëm në shpinë një ekip të tërë.
Soak it in #DubNation. ?BACK-TO-BACK CHAMPS? #StrengthInNumbers pic.twitter.com/7tpcUPjGIe
— Golden State Warriors (@warriors) June 9, 2018