Duan një figurë të njohur, vendi i dytë në Bundesligë kërkon të marrë Igli Taren nga Lacio

“Sirenat janë duke ardhur për Igli Taren”. Kështu e nis artikullin “Tuttomercatoëeb” duke njoftuar largimin e mundshëm të drejtorit sportiv të Lacios. Leipzig, i cili ndodhet në vendin e dytë pas Bajernit të Mynihut kërkon një emër të njohur në stafin drejtues për sezonin e ardhshëm.

Për këtë arsye sytë janë hedhur në drejtim të figurës së njohur të Shqipërisë, që ka bërë një punë të jashtëzakonshme në Itali përgjatë këtyre viteve. Padyshim që blerjet me pak kosto dhe që më vonë janë shndërruar në “thesar” për Lotiton, nuk mund të kalonin pa u vënë re.

Pavarësisht disa gabimeve në transferimeve që ndodhin kudo, Leipzig kërkon që të mbyll marrëveshjen në muajt e ardhshëm dhe të jetë gati për sezonin e ardhshëm. Por a do ta pranojë Igli Tare këtë ofertë? Mbetet për t’u parë, sidomos pas përplasjeve që Tare kishte me Lotiton në krizën që kaloi Lacio gjatë muajit dhjetor. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *