“Dua të provohem në Europë”, Bregu tregohen për herë të parë edhe objektivin e Skënderbeut

Ilir Daja e ka shmangur gjithmonë pyetjen për objektivin që ka Skënderbeu në këtë vit. Por në një intervistë për “Top Channel”, Dejvi Bregu ka treguar për herë të parë qëllimin e korçarëve,

Gjithçka është e qartë, për ta quajtur një sezon të suksesshëm, atëherë duhet që ta mbyllin në vendin e katërt dhe të shkojnë në Europë. Ndërkohë kur pyetet për objektivat personale, dëshira e Bregut është që të provojë veten jashtë Shqipërisë.

“E vërteta është që klubi ka pasur kontakte, ndërsa mua si profesionist më takon të stërvitem rregullisht dhe të lë klubin të vendosë të ardhmen time. Edhe pak muaj më ka mbetur në kontratë dhe besoj se shumë shpejt do të ketë një zgjedhje. Nuk besoj se ka ndonjë lojtar që nuk dëshiron të provohet në një kampionat të huaj, Për më tepër dua të di edhe deri ku mund të arrij me cilësitë që kam, por kjo do mirëkuptim dhe ndihmë edhe nga klubi.

Në planin personal mund dhe duhet të jepja më shumë, por futbolli është i tillë. Unë kam bërë maksimumin, ndonëse disa herë kam mundur të lë shenjë dhe herë të tjera jo, megjithatë shpresoj që të kem mundur të ndihmoj sadopak skuadrën.

Për mendimin tim, kjo skuadër duhet të renditet në katërshen e parë të renditjes dhe të zërë një vend në zonën europiane, që është edhe synimi I klubit. Mund të arrinim më shumë, nëse do kishim nga fillimi emra si Jashanica e Muzaka”, tha Bregu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *