Injoranca nuk ka kufi. Një postim në rrjetet sociale nga Dua Lipa ka tërbuar serbët, aq sa kërkohet edhe ndalimi i këngëve të saj në radiot dhe televizionet serbe.
Por kush është krimi i këngëtares nga Kosova? E thjeshtë: ka postuar një foto të Xhakës dhe Shaqirit duke festuar fitoren ndaj Zvicrës dhe poshtë fotos disa flamuj të Shqipërisë dhe Kosovës.
Kurir e quan “postim tronditës” nga Dupa Lipa në Instagram, e cila akuzohet se ka mirëpritur veprimin e futbollistëve shqiptarë, të cilët duke bërë shqiponjën me duar treguan simpatinë e tyre për idenë e “Shqipërisë së Madhe”.
Edhe Dua Lipa akuzohet se mbështet idenë e Shqipërisë së Madhe, ndërkohë që në Serbi disa artistë qenkan tërbuar dhe bëjnë thirrje që radiot të bojkotojnë Dua Lipën.
Hoce li neko vec jednom jebeno zabraniti emitovanje ove Dua Lipe na nasim radio stanicama,aman?!
— goca trzan (@GordanaTrzan) June 23, 2018