Grupi kinez, pronar i Interit, mund të përballet me sanksione nga ana e enteve rregullatore për shkeljet e bëra…
Lajmi vjen nga “China Daily”, përmes lajmeve të ardhura drejtpërsëdrejti nga burime qeveritare. Argumenti ka qenë bllokimi nga ana e qeverisë kineze përsa i përket investimeve jashtë. Në mënyrë specifike shkruhet se muajin e ardhshëm do të amendohet një lloj liste e zezë, brenda së cilës do të vendosen emrat e shoqërive që thyejnë kufizimet shtetërore. Zhang Huanteng, përgjegjësi i Komisionit Kombëtar për zhvillimin dhe reformat, ka thënë, në fakt se, “kompanive që do të kenë emrin në listë nuk do t’i ndalohet të bëjnë investime jashtë, por do të ndëshkohen sepse do të quhen të pandershme në adresë të enteve rregullatorë”.
GRUPI SUNING – E gjitha kjo do të futet në fushatën e nisur nga qeveria kundër investimeve të përkufizuara “irracionale” që u kanë interesuar sektorëve imobiliarë, atyre të argëtimit dhe sportit. Kompanitë që do të futen në këtë listë të zezë mund të hasin bllokada të tjera përsa i përket ofertave dhe operacioneve të investimit. Ndërmjet kompanive të përfunduara nën reflektorët e Dalian Uanda-s është edhe grupi “Suning”. Por, sepse verën e shkuar, përsa i përket merkatos, është parë sesi Interi e ka ndjerë sjelljen e re të qeverisë kineze, ndërsa tani duhet të pritet për të kuptuar nëse diçka do të vazhdojë të ndryshojë, apo jo. Megjithatë, nga klubi zikaltër ka shumë qetësi.