Drejtoria Teknike e Shoqatës Rajonale të Tiranës organizoi një seminar me trajnerët e skuadrave të kryeqytetit nga mosha U-7 në U-13, të cilat janë pjesëmarrës në kampionatet e organizuara nga SHRFT.
Seminari kishte si qëllim kryesor rritjen e cilësisë së stërvitjes si edhe prezantimin me eksperiencat më të fundit europiane.
Në këtë seminar mori pjesë Drejtori Teknik i SHRFT, Igli Mumajesi, teksa të ftuar ishin edhe dy figurat e rëndësishme të futbollit, Sulejman Starova, i cili mban postin e Drejtorit të Edukimit në FSHF dhe trajneri i ekipit kombëtar U-17, Andrea Tedesco. Pjesëmarrja nga ana e trajnerëve të akademive që janë pjesë e SHRFT ishte e plotë.
Seminari ishte i organizuar në dy pjesë. Fillimisht nisi me pjesën teorike, që u drejtua nga Sulejman Strarova, ndërsa pjesa e dytë i përkiste anës praktike dhe u drejtua nga trajneri Tedesco. Për të demostruar seancën e përgatitur, ishte i ftuar ekipi AP Dinamo U-11.
Nga ana e FSHF-së, nuk mungon mbështetja për Shoqatat Rajonale të Futbollit për të organizuar të tilla seminare që kanë të bëjnë me rritjen e futbollit të moshave në Shqipëri.