Drejtori i ekipit në Kosovë, kritikë për presidentët e ekipeve në Shqipëri: Nuk e di, përse na mbyllin derën?

Drejtori i Dritës në Kosovë, Valon Zymberi, ka bërë një kritikë për presidentët e ekipeve shqiptare. Ajo që kemi vënë re përgjatë gjithë kësaj kohe është se në ekipet e Superiores janë gjithmonë të njëjtët emra që qarkullojnë në stolet e skuadrave. Me përjashtim të disa rasteve kur vijnë teknikë nga jashtë, kryesisht nga Italia, të gjithë të tjerët janë po të njëjtit emra që ndërrojnë vetëm logon e stolit ku qëndrojnë.

E në një kohë që në Kosovë ka shumë teknikë nga Shqipëria zyrtare që japin kontributin e tyre, Zymberi ka ngritur pyetjen: “Nuk e di se përse ndodh një gjë e tillë, përse vëllezërit tanë nga Shqipëria na kanë mbyllur derën për trajnerët nga Kosova”, ka thënë Zymberi sipas asaj që raporton “Insporti”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *