Dramë në Gjakovë, Ferizaj zbret Vëllaznimin nga kategoria

Të gjitha premtimet dhe shpresat e mëdha janë shkrumbuar të Vëllaznimi i Gjakovës. Klubi i drejtuar nga familja Cana ka dështuar totalisht sot, sepse është mundur nga Ferizaj në play-off për një vend në Superligën e Kosovës.

Një sezon që duhej menaxhuar më mirë, duke evituar ndehsjet playoff, por askush nuk e mendonte se Vëllaznimi do të rrëzohej përballë një ekipi nga kategoria inferiore.

Në finalen e luajtur sot nuk doli në dritë asnjë gol në 120 minuta, me Ferizajn që luajti shumë mirë dhe në fund e ndihmoi fati, duke fituar 3-2 me penallti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *