Holanda është eliminuar nga Europiani duke u mundur në shifrat 0-2 nga Çekia. Kartoni i kuq i marrë nga De Ligt rezultoi si vendimtar për ndeshjen, por edhe më herët holandezët ishin jashtë pritshmërive me nivelin e lojës. Ndërkohë Nigel De Jong i sygjeron trajnerit De Boer që të mos i hapi gazetat nesër.
“Kjo ishte me të vërtetë një performancë e dobët. Gjithçka mungonte – mentaliteti, agresiviteti, aftësitë drejtuese. Pas kartonit të kuq, besimi se holandezët mund të fitonin ndeshjen ishte zhdukur. Ne gjithashtu nuk kishim askënd për të shkuar përpara. Për mua dukej sikur De Boer donte të mbante 0-0 për aq kohë sa të ishte e mundur. Ai gjithashtu nuk arriti ta bënte skuadrën të besonte në vetvete. Nuk duhet të shikojë gazetën të hënën…”, tha De Jong. /Sport Ekspres/