Eraldo Çinari ka qenë larg pritshmërive të Samsunsporit në këtë gjysmë sezoni. Për këtë arsye klubi turk vendosi ta largonte këtë merkato janari, shtuar këtu faktin se në skuadër gjenden shumë lojtarë të huaj. Mediat turke raportuan për një mundësi kalimi në radhët e Menemensporit, por ditët e fundit kanë sjellë zhvillime të reja.
Samsunspori ka zhvilluar një takim miqësor ditën e djeshme kundër Rapidit të Bukureshitit, të cilin e ka fituar me rezultatin 3-1. Dy nga tre golat e kësaj sfide mbajne pikërisht firmën e Çinarit. Shkodrani ka shkëlqyer në këtë test miqësor, duke bërë kështu konfuz mendjet e drejtuesve të klubit. Ish-futbollisti i Partizanit shënoi në këtë ndeshje më shumë se sa ka shënuar në këtë gjysmë sezoni, teksa jep sinjale se potenciali i tij është shumë herë më i lartë se sa është parë deri më tani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/