Sporti i peshëngritjes ka qenë historikisht një nga pikat më te forta të Shqipërisë, ku shumë atletë kanë fituar trofe të rëndësishëm. Briken Calja e ka vazhduar këtë traditë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, në stilin e shtytjes ku ka fituar medaljen e argjendtë. Ky kampionat po zhvillohet në Moskë të Rusisë. Por nuk mjafton me kaq, pasi Calja fitoi dhe medaljen e bronztë në peshën 73 kg ( pesha trupore e pjesëmarrësve).
Calja nuk e nisi mjaft mirë garën, pasi dështoi të shtynte shtangën prej 183 kg. Por me herën e dytë, arriti të shtyjë 184 kg, duke kaluar në fazën tjetër. Ai tentoi të fitonte medaljen e arit, por nuk arriti të shtyjë peshën 188 kg duke fituar kështu medaljen e argjendtë.
Ndërkohë nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare, Calja shkruan me krenari se në mes të Moskës, peshëngritja shqiptare doli me krenari dhe duke dridhur një Europë të tërë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Medalje argjendi në shtytje dhe bronzi në dygarësh në një kampionat super konkurues në Rusi! Në mes të Moskës, Briken Calja dhe peshëngritja shqiptare doli kokëlartë dhe krenar duke dridhur një Evropë të tërë. Jam shumë i lumtur që u rikthyem në këtë kampionat direkt me medalje dhe arritëm një sukses mëse të merituar. Për vitin e 5-të rresht vazhdoj të sjell medalje për Shqipërinë pavarësisht ulje ngritjeve.
Vazhdimësia është gjëja kryesore për një sportist dhe për këtë emri im do të mbahet mend gjatë. Ju falenderoj të gjithëve për mbështjetjen! Do të vazhdojmë përpara me punë të palodhur drejt objektivave të radhës. Sukseset më të mëdha do të jenë ato të radhës.