TKZ ka kërkuar që tifozët të jenë të pranishëm në ndeshjen e Kombëtares kundër Anglisë, ndërsa FSHF nuk do të vononte për t’i dërguar një shkresë zyrtare autoriteteve shtetërore.
Ajo që kërkohej ishte pjesëmarrja e një përqindje të kufizuar të numrit të tifozëve, pa rrezikur shëndetin e tyre në këtë periudhë të pandemisë. Megjithëse stadiumi “Air Albania” plotëson të gjitha kushtet, Ministria e Shëndetsisë ka kthyer përgjigje negative për ta lënë Shqipëri-Angli pa tifozë. /Sport Ekspres/