Një zhvillim surprizues vjen nga ana e kampionatit në Kosovë atje ku Armend Dallku është larguar nga Prishtina. Ish-futbollisti i Kombëtares nuk do të jetë më trajneri i ekipit kryeqytetas. Pavarësisht se skuadra ka bindur me të në krye, divorci erdhi për mos marrëveshjes me kryesinë e klubit.
Gjatë intervistës së dhënë për Gazeta Olle pas largimit, Dallku ka thënë edhe një frazë që mund të marrë intepretime të shumta. “Ika nga Prishtina pasi dua që ta fitoj unë titullin dhe jo të ma fitojnë”. Mes të tjerash trajneri i Prishtinës u shpreh:
“Arsyeja ka të bëjë me përforcimet në skuadër, për të cilat nuk jemi pajtuar me kryesinë e klubit. Kryesia ka kërkuar që me këto përforcime që i kemi bërë t’iu garantojë titullin, ndërsa unë kam kërkuar që të marrim edhe një mbrojtës dhe një sulmues, marrë parasysh largimet e shumta që u bënë, për çka ata nuk janë pajtuar. Të dy këta lojtarë janë të huaj dhe ishin të gatshëm të na bashkohen. Titullin kam dashur ta fitoj dhe jo të ma fitojnë”, u shpreh Dallku. /Sport Ekspres/