Cila do të jetë e ardhmja e Florian Kamberit? Një mister i madh është në Skoci për sulmuesin shqiptar që u dërgua në huazim nga Hiberniani te Rangersi.
Menjëherë shkëlqeu duke fituar zemrën e tifozëve dhe trajnerit Gerrard, që kishte vlerësimet më të larta. Por papritur me mbylljen e futbollit për shkakun e pandemisë, Rangersi nuk zgjodhi që të blinte kartonin e plotë të Kamberit.
Në orët e fundit mediat skoceze raportuan se sulmuesi shqiptar e la sërish Hibernianin për të shkuar te Rangersi sipasojë e ndeshjes në Europa League kundër Leverkusenit. Pra duke treguar një marrëveshje të re për zgjatjen e marrëveshjes së huazimit që është hedhur poshtë nga “Sunsport”. Kjo e fundit shkruan se Kamberi do të vazhdojë stërvitjen te Hiberniani ndërsa po rriten edhe interesimet e ekipeve të tjera për të blerë kartonin e tij. /Sport Ekspres/