Një konferencë për shtyp që nuk jemi mësuar shpesh është përcaktuar për presidentin e FSHF, Armand Duka. Mediat janë ftuar që të jenë të pranishme në orën 11:00, ndërsa tema aktuale është Kombëtarja.
Me siguri që do të sqarohet gjithçka sa i përket të ardhmes së Rejës në pankinën e Shqipërisë dhe të gjitha aludimeve të kohëve të fundit, lidhur me Kombëtaren. /Sport Ekspres/