Roma e Murinjos ka mposhtur me rezultatin 2-0 Slavian e Pragës mbrëmjen e sotme. Pas ndeshjes, Zhoze Murinjo ka folur për “Sky Sport”-in, ku është pyetur edhe në lidhje me ndeshjen që e pret në fundjavë kundër Interit. Lukaku do të kthehet në Milano, ku këtë herë do të përballet me tifozerinë zikaltër si kundërshtar. Murinjo është pyetur se çfarë duhet të bëjë Lukaku, duke u përgjigjur me fjalët:
“Asgjë. Ai duhet të pushojë. Unë nuk kam luajtur dhe më duhet të pushoj. Do të shkoj në Trigoria dhe do të përpiqem të fle përpara stërvitjes. Ai duhet të pushojë tani, më pas duhet të luajë një ndeshje të madhe kundër një ekipi të madh. Gjëja më e rëndësishme është që të jetë në gjendjen më të mirë. Kur pashë Kristanten që dukej sikur ishtë lënduar, ishta tërësisht i dëshpëruar. Jam i sigurt që nëse Simone (Inzagi) sheh ndonjë lojtar të dëmtuar nuk e shikon në të njëjtën mënyrë (si mua). Për mua një problem i vogël ndonjëherë bëhet një dramë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/