Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Astrit Selmani është tashmë pjesë e një skuadrë të re në Suedi. 23 vjeçari do të kalojë nga skuadra Varbergs Bois tek Hammarby për 1 milionë euro. Lajmin e ka bër të ditur vetë skuadra ku militon sulmuesi Kosovar në një postim në Tëitter me mbishkrimin:
“I urojmë fat të madh Astritit në skuadrën e re, do të na mungojnë cilësitë unike të tij”.
Selmani ka patur një sezon fantastic tek skuadra Varbergs Bois, ku në 30 ndeshje ka shënuar 15 gola dhe tashmë është gjithashtu në radarët e 3 përfaqësueseve, Shqipërisë, Kosovës dhe Suedisë. Duhet të theksojmë se ekipi i ri i Selmanit, Hammarby është në pronësi të sulmuesit të Milanit, Zllatan Ibrahimoviç. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/