Do të luajnë në kampionat, legjenda e Fiorentinës ngacmon Craiovan para ndeshjes: Ne nuk jemi Vllaznia

Legjenda e Fiorentinës, Adrian Mutu, tashmë është në rolin e trajnerit te Rapidi i Bukureshtit. Pas dy ditësh kjo skuadër do të përballet kundër Craiovës në kampionat. Trajneri i Rapidit ka zgjedhur që ta ngacmojë pak kundërshtarin duke i treguar se nuk është Vllaznia, ekipi që Craiova e eliminoi nga Europa.

“Na pret një ndeshje e komplikuar, me skuadër të fortë, sidomos kur luan në shtëpi. Craiova ka përfundur gjithmonë në tre vënde më të mira në vitet e fundit. Mbrëmë Craiova luajti ndoshta ndeshjen më të mirë të këtij viti. E di se do të jenë të lodhur, por me moral më të mirë. Por unë mendoj se ne jemi shumë më të fortë se Vllaznia që fituan mbrëmë”, tha Mutu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *