Erdenis Gurishta ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes mes Vllaznisë dhe Partizanit. Mbrojtësi meriton duartrokitje pasi e ka nisur me një kërkim falje pas rezultateve të dobëta të shkodranëve.
“Para se të flas për ndeshjen me Partizanin, e ndjej për të detyrë t’i kërkoj falje tifozëve të Vllaznisë, presidencës dhe stafit teknik të ekipit. E them dhe stafin teknik, sepse jemi ne ato që luajmë në fushë, jemi ne ata që duhet ta marrim ekipin për dore.
Jemi ne që kur ekipi ndodhet në ditë të vështirë duhet ta nxjerrim nga ajo situatë. Kështu që faji më i madh për këtë disfatë është i lojtarëve. Por, ajo që ka kaluar, ka kaluar tashmë dhe duhet të shohim përpara. Ne nuk e kemi në dorë ta kthejmë kohën prapa dhe ta luajmë dhe njëherë atë ndeshje”, tha Gurishta. /Sport Ekspres/