Bylisi e ka bërë blerjen e parë në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për Dorian Kërçikun, lojtarin e marrë nga Tirana. Një afrim që forcon së tepërmi mbrojtjen e ballshiotëve dhe rrit cilësinë e organikës.
Njoftimi për zyrtarizimin ka ardhur nga vetë faqja e Bylisit. Bëhet fjalë për ekipin e surprizës në Superiore deri tani, që pavarësisht se llogaritej për mbijetesë, ndodhet shumë pranë kreut aktual që mbahet nga Kukësi. /Sport Ekspres/