Sulejman Starova do të kandidojë për postin e FSHF. Në vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet për kreun e futbollit në Shqipëri, ndërsa është shpallur edhe lista e kandidaturave që synojnë vendin e Armand Dukës. Starova është mes tyre, ndërsa në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, ish-drejtori i Teutës e ka pranuar për herë të parë.
“Është e vërtetë, nëse ka dalë në media, e vërtetë është. Ka edhe gënjeshtra në media, por kjo është e vërtetë. Njerëzit kanë të drejtë që të konkurrojnë, për ta dërguar futbollin para. Ai që kandidon nuk është se denigron njeri”, u shpreh Starova. /Sport Ekspres/