Teknologjia VAR do të implementohet në Shqipëri vitin e ardhshëm. Kjo teknologji do të jetë arritje më vete në futbollin tonë për të shmangur sa më tepër gabimet e arbitrave. Në sezonin e ardhshëm do të përdoret VAR edhe në Serinë B të Italisë, duke sjellë një risi dhe në kategorinë që vjen pas Serië A.
Teknologjia VAR ka sjellë mjaft aspekte pozitive në botën e futbollit, pasi arbitrat e kanë më të lehtë të japin një verdikt. Aplikimi i saj në Superligën e Shqipërisë tregon që ky kampionat është në vijë me kampionatet europiane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/