Zhan-Kler Todibo do të përballet përsëri me Lionel Mesin, por këtë herë jo më në seancat stërvitore. Mbrojësi i Nisës do të ketë kundërshtar yllin argjentinas, të cilin e njeh mirë që nga koha kur të dy ishin pjesë e Barcelonës.
Todibo është shprehur se në klubin katalanas nuk askujt i lejohej ta prekte Mesin në stërvitje, në mënyrë që të shmangeshin dëmtimet. Por tashmë kohët kanë ndryshuar dhe rregulli në fjalë nuk vlen më për Todibon, i cili duhet të bëjë gjithçka për t’i thënë “stop” “pleshtit” në fushën e lojës.
“Te Barcelona nuk na lejohej ta preknim në stërvitje. Kjo tingëllon si e vështirë për tu besuar, por është e vërtetë. Na duhej të ishim të kujdesshëm, kjo është normale. Ai është më i miri i të gjitha kohërave! Nuk dëshiron ta dëmtosh“, ka thënë Zhan-Kler Todibo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/