Kristiano Ronaldo ka firmosur kontratën më të pasur në historinë e futbollit. Ylli portugez udhëtoi sot drejt Riadit, pasi nesër do të prezantohet përpara tifozëve arabë. Një nga lojtarët më të mirë që ka njohur historia e futbollit do të luajë në kampionatin arab, por Al Nassr-i nuk kërkon të përfitojë aspak nga ky fakt.
Nëse në një klub tjetër do të ishin përpjekur të nxirrnin sa më shumë të ardhura nga prezantimi i Ronaldos, me Al Nassr-in nuk ndodh diçka e tillë. Paratë nuk janë asnjë problem për klubin arab, që kërkon thjesht përmirësimin e imazhit me anë të Ronaldos. Në stadiumin “Mrsool Park“ pritet të jenë rreth 30 mijë tifozë ditën e nesërme, ndërsa bileta kushton vetëm 4 dollarë. Një shifër aspak e lartë, duke ditur se në fushë do të zbresë 5 herë fituesi i Topit të Artë./Sport Ekspres/